Orët e para të mëngjesit kanë vijuar me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar; reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat malore. Parashikohet që nga orët e mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori i vendit POR mbeten problematike ngricat e theksuara në të gjithë akset rrugore përgjatë shtrirjes Lindore. Orët e vona të natë vijojnë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpështa në të gjithe vendin POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR maksimalet do të ULEN lehtë duke u luhatur nga 0°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Shqipëria Moti-E Mërkurë, 29 Nëntor 2023
RELATED ARTICLES