Vendimin përfundimtar për shpalljen e qytetit-muze të Gjirokastrës, Pasuri e Trashëgimisë Kulturore Botërore e mori Komiteti i Trashëgimisë Botërore i mbledhur në sesionin e 29-të të tij në Durban të Afrikës së Jugut, nga data 10-17 korrik 2005. Isopolifonia popullore shqiptare u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO më 25 nëntor 2005.