Si pasojë e ndryshimit të masave ajrore nga të ftohta polare në masa ajrore të ngrohta oqeanike; vendi yne do të karakterizohet nga moti i ngrohtë POR i lagësht. Reshje të dendura shiu do të ketë në të gjithë ultësirën perëndimore NDERSA në zonat e thella malore priten reshje të konsiderueshme dëbore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të tyre. Temperaturat e ajrit do të pësojnë serisht RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.