Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti sot në Tel Aviv për një vizitë dyditore në Izrael, me ftesë të homologut të tij izraelit Isaac Herzog. Steinmeier shoqërohet nga kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas. Udhëtimi shihet si një shenjë solidariteti me Izraelin, i cili u sulmua nga grupi terrorist Hamas më 7 tetor, duke rezultuar në rreth 1200 të vrarë dhe rreth 240 të rrëmbyer. Steinmeier dhe bashkëshortja e tij Elke Büdenbender. Presidenti gjerman do të vizitojë edhe Omanin dhe Katarin. Në një videomesazh, Steinmeier theksoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër Hamasit. Megjithatë, ai bëri thirrje gjithashtu për respektimin e rregullave humanitare. “Çdo masë paraprake për të nxjerrë civilët nga vija e zjarrit ishte e nevojshme dhe civilët duhet të furnizohen me gjërat thelbësore”, tha ai. “Kjo është ajo që kërkon e drejta ndërkombëtare humanitare, dhe këtë presim edhe ne gjermanët”, tha Steinmeier. Steinmeier u shpreh në favor të një zgjidhjeje me dy shtete në afat të gjatë, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetonin paqësisht krah për krah.