Parashikimi i motit përgjatë javës | ABC News Albania

0
24

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe temperatura të ftohta. Meteorologu Akil Osmani nga Meteo Alb thotë se pasditja e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, ndërsa zonat veri-perëndimore, kryesisht qarqet Shkodër dhe Lezhë, do të përballem me rrebeshe shiu. Kurse ditën e martë reshjet e shiut do të shtrihen në gjithë territorin, kurse në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore.“Dita e sotme ka pasur temperatura -8 gradë në zonat malore, ndër maksimalja pritet jo më shumë se 10 gradë Celsius. Sa i përket kushteve atmosferikë do të kemi mot të qëndrueshëm deri në orët e pasdites, mbrëmja sjell zhvillim vranësirash, të cilat do të krijojnë mundësi për rrebeshe shiu kryesisht, në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Dita e nesërme pritet të sjellë rrebeshe në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në zonat malore do kemi reshje dëbore. Për sa i përket ditës së mërkurë do kemi mot të paqëndrueshëm, por dita e enjte dhe e premtja do të sjellin përmirësim të përkohshëm të moti, por fundjava ka sinjale për reshje në territorin shqiptar”, shprehet meteorologu./ abcnews.al