Monday, October 21, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAArinjtë polarë ”në krizë” prej 20 000 vitesh

Arinjtë polarë ”në krizë” prej 20 000 vitesh

Me kalimin e viteve, arinjtë polarë janë bërë simbol i katastrofave mjedisore të shkaktuara nga ngrohja globale, një situatë e cila, siç thotë një studim i publikuar në Science Advances, ka rrënjë shumë më të thella se sa besohet, shkruan focus.it. Popullsia e tyre po bie me shpejtësi, sepse është një specie veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Me pak fjalë, ajo që kemi qenë dëshmitare e dekadave të fundit nuk është asgjë e re: është “vetëm” një përshpejtim shqetësues i një dukurie më të vjetër. Arinjtë polarë konsiderohen si një specie rojtare, gjendja shëndetësore e të cilëve është tregues i kushteve të përgjithshme të habitatit në të cilin jetojnë. Për këtë studim, ekipi nga Universiteti i Kopenhagës mori në konsideratë në veçanti popullsinë që jeton në brigjet e Grenlandës, e cila përfshin një numër ekzemplarësh rreth 5000 njësi. Analiza integroi të dhëna në lidhje me kodin gjenetik të arinjve, dietën dhe shpërndarjen e tyre, por edhe informacionin që kemi për klimën lokale: rezultati është zbulimi se popullsia e Grenlandës ka ardhur duke u zvogëluar në numër. Arsyeja është rritja e temperaturave të detit, e cila bën që akulli të tërhiqet dhe për këtë arsye arinjtë kanë më pak ushqim në dispozicion. Gjatë 20,000 viteve të fundit, ujërat e Grenlandës kanë parë temperaturat e tyre të rriten me 0,2/0,5 °C: duket pak, por ishte e mjaftueshme për të shkaktuar një kolaps në popullsinë e ariut polar prej 20 deri në 40%. Problemi i vërtetë është se në dekadat e ardhshme parashikimet e klimës thonë se të njëjtat ujëra do të ngrohen midis 2 dhe 5 °C, domethënë dhjetë herë më shumë se sa ka ndodhur në njëzet mijëvjeçarët e fundit. Kjo shpjegon pse gjendja e arinjve polarë konsiderohet kaq kritike: të ndjeshëm ndaj rritjeve edhe minimale, ata do të përballen me një ngrohje shumë të shpejtë që do t’i privojë nga akulli që u nevojitet për të jetuar dhe për të marrë ushqim. Sipas studiuesve situata nuk është e mirë për arinjtë polarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments