Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi mbrëmjen e sotme se edhe në rrugën e Dardhës kanë filluar reshje dëbore. “2 mjete borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme”,njoftoi ARRSh. “Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshjepajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apeloi ARRSH.