Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEReshje intensive bore, ARRSH: Grupet e punës në terren

Reshje intensive bore, ARRSH: Grupet e punës në terren

Dëbora ka përfshirë këtë fundjavë disa zona të vendit duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Siç raportohet, trashësia e dëborës ka arritur deri 50 cm në zonat e thella të Dibrës, ndërsa në qytetin e Peshkopisë ka shkuar edhe mbi 20 cm. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme detaje mbi situatën e akseve rrugore të përfshira nga reshje të dendura bore. Sipas ARSH-së, reshjet e dëborës kanë filluar në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit ku mjetet borëbastruese janë në terren dhe qarkullimi vijon pa probleme. Në Përrenjas-Librazhd, në Xhyrë, si pasojë e reshjeve shoqëruar me erë të fortë, ka pasur rënie të një peme në trup të rrugës, e cila është hequr menjëherë. Në Rajonin Verior kanë vijuar reshjet e dëborës me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rruges dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vijon pa ndërprerje. Në Bypass-in e Qafë Murrizit për shkak të reshjeve të shumta të dëborës shoqëruar me stuhi dhe përdoruesve të mjeteve që nuk janë pajisur me goma dimri apo zinxhir kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe të borëpastruesve. “Po punohet për spostimin e mjeteve nga trupi i rrugës për të lejuar borëpastrueset të vijojnë me pastrimin e rrugës”, bën me dije ARRSH. Apelohet që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments