Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Diel,26 Nëntor 2023

Rajoni,Europa Moti-E Diel,26 Nëntor 2023

Masat ajrore të ftohta me origjinë nga Siberia po diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë mot të qëndureshëm POR shumë të ftohtë. Parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirah të shpeshta të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugore duke krijuar mundësi për reshje të izoluar dëbore. Gjithashtu vijon problematika e ngricave në akset rrugore në Kosovë, kjo pasi temperaturat minimale të dielën zbresin disa gradë nën 0. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale DHE në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -8°C më e ulëta deri në 5°C më e larta në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë paradites dhe e fortë pasdite me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor.

Republika e Maqedonis së Veriut ndodhet nën mbizotërmin e të ftohtit Siberian për gjatë të dielës, duke bërë që temperaturat e ajrit të rregjistrojnë edhe në -9 gradë në zona të thella malore. Në pjesën më të madhe të ditës MV do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR në episode të shkurtra priten zhvillime të përkohëshme të vranësirave duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale DHE në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 8°C më e larta në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi verilindor.

Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare nga Veriu drejt Europës Qëndrore me ndikim deri në gadishullin e Ballkanit do të sjellë temperatura ekstremisht të ulëta dhe reshje dëbore në këto rajone të Europës. Po ashtu; vednet e Europës lindore do të kenë reshje dëbore dhe ngrica në akset rrugore. NDERSA nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta PARAQITEN; gadishulli Iberik,  brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments