Pavarësisht nëse është një zgjedhje e detyruar apo mënyra e zakonshme për të kaluar orë të tëra relaksi, pak rëndësi ka: një mënyrë jetese e ulur është gjithashtu e dëmshme për trurin, shkruan focus.it. Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos të sapo publikuar në revistën mjekësore JAMA, të rriturit mbi 60 vjeç që kalojnë shumë kohë ulur mund të jenë në rrezik të shtuar për të zhvilluar një formë të demencës. Studimi flet për 10 orë ose më shumë në karrige ose divan.
Nëse kjo ju duket si një ekzagjerim, dijeni se për arsye studimi apo pune është shumë e lehtë të ulesh 8 orë në ditë dhe nëse këtyre u shton edhe orët e kaluara me makinë, bëhet një problem për organizmin. Një fakt tjetër i rëndësishëm që del nga studimi është se numri i përgjithshëm i orëve të ulura shoqërohet me një rrezik në rritje të demencës, pavarësisht se si janë totali i tyre.
“Shumë prej nesh do të kenë dëgjuar rekomandimin e zakonshëm për të ndërprerë periudhat e gjata të qëndrimit ulur duke u ngritur çdo gjysmë ore dhe duke qëndruar në këmbë ose duke ecur në këmbë”, thotë David Raichlen, një nga autorët e veprës.