Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave në rastin e njohur si “ Subvencioni IV”, prej ku 8 janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë. Prokuroria Speciale bëri të ditur se 8 persona zyrtarë si të pandehur janë, tre (3) zyrtar nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre (3) zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një (1) zyrtarë nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale, si: “marrje ryshfeti, “ushtrim ndikimi”, “ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti”, “mashtrim në detyrë”, “dhënie ryshfeti” si dhe “mashtrim me subvencione”.
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 10 personave
RELATED ARTICLES