Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGREQI – Qeveria rrit taksën turistike për të lehtësuar shpenzimet nga dëmet...

GREQI – Qeveria rrit taksën turistike për të lehtësuar shpenzimet nga dëmet klimatike

Qeveria greke ka planifikuar një fond me vlerë 600 milionë euro (654,5 milionë dollarë) për lehtësimin e shpenzimeve të dëmeve të lidhura me klimën, që do të financohet nga rritja e taksës turistike. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot fondin gjatë një debati parlamentar mbi dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe përmbytjet, këtë verë. “Do të ketë një rritje të taksës turistike”, sipas raporteve të medieve. Për fjetjet më të lira në bujtina, tarifa do të rritet nga 0,50 euro në 1,50 euro për natë dhe në hotelet me pesë yje nga 4,0 euro në 10 euro për natë. Mitsotakis tha gjithashtu se qeveria synon të sigurojë 3,3 miliardë euro për dëmin e shkaktuar nga përmbytjet e rënda në rajonin qendror grek të Thesalisë, këtë verë. Paratë do të vijnë nga fondet e Bashkimit Evropian dhe buxheti aktual. Në fillim të shtatorit, reshjet e dendura të shiut përmbytën rajonin, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave. ”Nevojitet një mobilizim më i shpejtë për të shpëtuar jetë në fatkeqësitë me të cilat do të përballemi në të ardhmen, sigurimi i burimeve financiare dhe një plan mbrojtjeje gjithëpërfshirëse kundër krizës klimatike”, tha ai. Greqia u ekspozua edhe një herë ndaj zjarreve të mëdha pyjore këtë vit. Zjarret në Greqinë Verilindore, në fund të gushtit, ishin zjarret më të fuqishëm në vendet e BE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments