Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në vazon e dytë në shortin e EURO 2024 që do të hidhet në datën 2 dhjetor, në orën 18:00 në Hamburg. Faza e grupeve të kampionatit evropian “Euro 2024” përfundoi me ndeshjet e mbrëmjes së kaluar. Në bazë të pikëve të grumbulluara, skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo, nëpërmjet të cilave do të hidhet më pas shorteu për ndarjen në grupe. Kombëtarja shqiptare, e kualifikuar në “Euro 2024” si e para në grupin E, do të jetë në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Në vazo e parë qëndrojnë skuadrat e mëdha si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë do të jenë Holanda, Skocia, Kracia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa në vazon e fundit, janë Italia, Serbia, Zvicra dhe tri skuadrat që do të konfirmohen nga faza e “play off”.