Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEksportet bujqësore, rritje me 12.5 % gjatë 10-mujorit

Eksportet bujqësore, rritje me 12.5 % gjatë 10-mujorit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje në vlerë me 12.5 %, gjatë 10-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Denajt, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend. “Eksportet bujqësore vijojnë rritjen edhe gjatë 10-mujorit 2023, ku shënohet vlera 46.3 miliardë lekë eksporte, nga 41.1 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë”, deklaroi Denaj. Ministrja Denaj u shpreh se, “ecuria e qëndrueshme e sektorit na bën besimplotë për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare për 1 miliard dollarë eksporte të prodhimeve bujqësore brenda kësaj dekade”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments