Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVon der Leyen: KE do të bëjë gjithçka për të shfrytëzuar pauzën...

Von der Leyen: KE do të bëjë gjithçka për të shfrytëzuar pauzën humanitare në Gaza

Komisioni Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shfrytëzuar pauzën për të dërguar ndihma humanitare në Gaza, tha sot në X, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. “I kërkova komisionerit evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic që të rrisë dërgesat në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, për t’u marrë me krizën humanitare”, tha Von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian përshëndeti marrëveshjen e arritur për një pauzë në luftimet dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë. Kabineti i luftës i Izraelit miratoi marrëveshjen për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, pas një takimi gati shtatë orësh. “Ushtria izraelite do të “vazhdojë luftën” kundër Hamasit pas përfundimit të armëpushimit në Rripin e Gazës”, tha qeveria izraelite. “Qeveria, ushtria izraelite dhe forcat e sigurisë do të vazhdojnë luftën për të kthyer të gjithë të rrëmbyerit, për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar që të mos ketë kërcënime të mëtejshme ndaj shtetit të Izraelit nga Gaza”, tha ekzekutivi në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments