22 nëntori i 1963-shit do të shënojë 60 vjet nga vrasja e John Fitzgerald Kennedy, presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me plumbat që goditën zemrën e kombit ameriakan dhe tronditën mbarë botën, shkruan oscarmondadori.it. Pas 10 muajsh hetime mbi incidentin, komisioni qeveritar i krijuar për të hedhur dritë mbi vdekjen e John Fitzgerald Kennedy arriti në përfundimin se Lee Harvey Oswald, njeriu që kishte qëlluar presidentin ishte një individ me probleme mendore që kishte vepruar nga “nevoja për të fituar një vend në histori”. Për këtë arsye, vrasja në asnjë mënyrë nuk mund të ishte rezultat i një komploti të kurdisur nga fuqitë e huaja. Por a ndodhi vërtet kështu? Gjatë këtyre gjashtëdhjetë viteve janë ngritur pyetje të ndryshme për sulmin dhe identitetin e vërtetë të vrasësit. Historia sekrete e vrasjes së Kenedit Vrasja e Kenedit ndodhi në Dallas të Teksasit, në orën 12:30 të pasdites, ndërsa presidenti ishte në një vizitë zyrtare në qytet. Vrasësi i tij, Oswald, fillimisht u arrestua me akuzën e vrasjes së një polici, dhe më vonë me akuzat për vrasjen e Kenedit për “komplot konservator”. Nuk pati asnjë shans për ta nxjerrë në gjyq, pasi dy ditë më vonë ai u vra vetë në bodrumin e komisariatit nga Jack Ruby, një pronar klubi nate me lidhje mafioze. Motivimi i tij ishte se e konsideronte vehten një patriot të madh. Megjithëse e shkurtër, presidenca e JF Kennedy u shënua nga disa ngjarje të rëndësishme në historinë moderne, si Lufta e Ftohtë, zbarkimi i Gjirit të Derrave, Kriza Kubane e Raketave, ndërtimi i Murit të Berlinit, gara hapësinore, sfondi i Luftës së Vietnamit. dhe shfaqja e lëvizjes afrikano-amerikane për të drejtat civile. Në fund të viteve 1960, dhjetëra individë u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen e gazetave duke përhapur teori famëkeqe konspiracioni për vrasjen e presidentit Kennedy. Ndër vite, megjithatë, janë hapur edhe disa hetime serioze që synojnë të zbulojnë të vërtetën e fakteve por pa ndonjë piste interesante deri më sot.
60 vjet pa John Fitzgerald Kennedy
RELATED ARTICLES