Për herë të parë në Shqipëri u mbajt konferenca vjetore e OSBE-së për krimet e urrejtjes në Evropën Juglindore. Konferenca e këtij viti u fokusua në ndërlidhjen mes krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes, duke përfshirë adresimin e sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve, kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe sfidat në kontekstet kombëtare. Konferenca vjetore është pjesë e një bashkëpunimi rajonal midis misioneve të OSBE-së në rajon, i cili filloi në vitin 2012, duke pasur parasysh trashëgiminë e ngjashme historike, sistemet ligjore të krahasueshme dhe mjediset e ngjashme shoqërore. Në Evropën Juglindore, krimet e urrejtjes shpesh kanë një efekt përhapës, veçanërisht kur viktimat janë persona të etnive ose feve të ndryshme, gjë që mund të shihet si një rrezik për stabilitetin rajonal. Që nga viti 2012, misionet e OSBE-së në rajon kanë bashkëpunuar me vendet pritëse në zhvillimin e legjislacionit për krimet e urrejtjes, kanë organizuar trajnime për policinë, gjyqësorin dhe shoqërinë civile, si edhe kanë ofruar materiale profesionale. OSBE/ODIHR-i ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë të vlefshme në këto përpjekje.
Konferenca vjetore e OSBE-së për krimet e urrejtjes në Evropën Juglindore
RELATED ARTICLES