Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani për draftstatutin: Janë dy-tri gjëra që krijojnë dykuptimësi

Osmani për draftstatutin: Janë dy-tri gjëra që krijojnë dykuptimësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe. Ajo tha se shpreson se të njëjtat do të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. E para e vendit tha se ka përgatitur komentet me shkrim dhe se i ka dërguar tek të gjithë aktorët e përfshirë në përgatitjen e këtij drafti. Kështu u shpreh Osmani pas ndarjes së çmimit për “Guxim-Vasfije” për doktorin Shukri Gërxhaliun. Ajo tha para medieve se është kërkesë e emisarëve ndërkombëtarë që të mos bëhen publike komentet në lidhje me këtë draftstatut. Tutje, kryetarja e shtetit nuk dha detaje sa i përket komenteve të saj, por shtoi se është e padrejtë që i njëjti nuk është ndarë edhe me partitë opozitare. Presidentja Osmani theksoi se shumë prej parimeve të vitit 2015 nuk janë të pranishme në draftstatutin euroamerikan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments