Në muajin tetor, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.7 %, një nivel ky më i lartë se në BE. Në tetor të vitit të shkuar, IHÇK në Shqipëri ishte 8 %, ndërsa në BE ishte 11.5 %. Matjet tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.5 % vërehet në grupin argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” me 7.7 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 5.8 %, “shërbimi arsimor” me 5 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.8 %, “veshje dhe këpucë” me 3.4 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.2 % secili, “shëndeti” me 1.5 %, “komunikimi” me 1 % dhe “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.5 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 4.5 %. Në muajin tetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0.1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “hotele, kafene dhe restorante” me 1.4 %, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë” me 0.6 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.3 %, “transporti” me 0.2 % dhe “shërbimi arsimor” me 0.1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” u ulën me 0.5 %, pasuar nga “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.2 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.1 % secili.
Inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat, 4.7 % në tetor
RELATED ARTICLES