Ne nuk kemi ndonjë problem teknik, por duhet të kthehemi në Nju Jork dhe të bëjmë një ulje emergjente, pasi kemi një kalë në bord, komunikoi me qendrën piloti i një Boeing 747 të kompanisë ”Air Atlanta”, shkruan today.it. Kërkesa e pazakontë për ndihmë u bë pasi kali i transportuar në avion kishte arritur të ”arratisej” nga vendi i caktuar për trasportin e tij. Regjistrimi i komunikimit i publikuar në YouTube nga New York Post u bë viral brenda pak orësh. Aksidenti i çuditshëm ndodhi rreth 30 minuta pas ngritjes, kur avioni ishte rreth 9 500 metra mbi nivelin e detit. Sipas asaj që u rindërtua nga mediat amerikane, kafsha arriti të dilte nga box- i në të cilën ndodhej dhe më pas arriti në trupin e avionit dhe mbolli panik midis anëtarëve të ekuipazhit. Në pamundësi për ta rikthyer kalin në vendin e tij komandanti vendosi të kthehej në aeroportin e nisjes, John F. Kennedy në Nju Jork. Fatmirësisht ishte një fluturim mallrash dhe nuk pati aksidente me njerëzit në bord. Në pistë, në pritje të aeroplanit, ishte një mjek veterinar, i cili mori kujdestarinë e kafshës, i shqetësuar nga kjo përvojë e veçantë gjatë fluturimit.
Një kalë detyron avionin të bëjë ulje emergjente!
RELATED ARTICLES