Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë lançuar platformën për regjistrimin e organizatave joqeveritare dhe bizneseve si ndërmarrje sociale. Kjo politikë qeveritare u tha se do të inkurajojë aktivizimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar dhe grupeve të tjera të cenueshme. Si kusht për marrjen e statusit ndërmarrje sociale është nëse OJQ-të apo bizneset e kanë aktivitetin të strukturuar për ofrimin e shërbimeve për grupet e cenueshme apo kanë të punësuar së paku 30 për qind të stafit nga të njëjtat grupe. Kryeministri Albin Kurti, tha se këto politika qeveritare do të sigurojnë që shteti do të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e konsideroi si shumë të rëndësishme këtë platformë për t’i ndihmuar grupet e cenueshme në vend.
Kurti: Do të inkurajojmë aktivizimin në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar
RELATED ARTICLES