Monday, November 25, 2024
HomeLAJMEAlarm në Islandë, pritet shpërthim i Vullkanit

Alarm në Islandë, pritet shpërthim i Vullkanit

Vullkani Fagradalsfjall ka qenë i paqëndrueshëm prej ditësh me Zyrën Metologjike të Islandës që thotë se një shpërthim është i pashmangshëm.

Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi qindra tërmete të vogla kanë tronditur Gadishullin Reykjanes – rajoni më i populluar i vendit ishull – për më shumë se dy javë.

Vullkani Fagradalsfjall ka kërcënuar të shpërthejë prej ditësh, ka thënë Zyra Meteorologjike e Islandës, duke shtuar se gjasat për një shpërthim vullkanik janë të larta.

Autoritetet evakuuan pothuajse 4,000 njerëz nga një qytet i vendosur aty pranë gjatë fundjavës dhe ata janë lejuar vetëm për pak kohë që të marrin gjërat e tyre.

Pavarësisht se shtrihet vetëm 10 milje në veri të vendit të shpërthimit, Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik – aeroporti kryesor ndërkombëtar i Islandës – nuk është mbyllur dhe fluturimet janë ende duke mbërritur dhe nisur.

Nëse po planifikoni të udhëtoni për në ose nga zona e prekur, këtu janë detajet e plota mbi këshillat nga qeveritë evropiane dhe cilat linja ajrore janë ende duke kryer fluturime.

Aktiviteti sizmik i Islandës filloi në një zonë në veri të Grindavik, një qytet peshkimi me 3,400 banorë, i cili u evakuua të shtunën.

Një korridor magmë nën sipërfaqe tani shtrihet 15 kilometra nga veriperëndimi i qytetit deri në Oqeanin Atlantik, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Të hënën, sensorët zbuluan gaz squfuri në ajër, duke treguar se kjo përzierje e shkëmbinjve të shkrirë dhe gjysmë të shkrirë po lëvizte më afër sipërfaqes dhe një shpërthim mund të ishte i pashmangshëm. Njerëzit u evakuuan menjëherë, por që atëherë është konsideruar një alarm i rremë.

Shqetësimet për shpërthimin e afërt u rritën përsëri në orët e hershme të mëngjesit të së martës, kur një tërmet me magnitudë 4.8 goditi pranë qytetit të Grindavik.

“Tërmetet më të mëdha filluan atje, nën këtë seri të vjetër krateresh, por që atëherë [korridori i magmës] është bërë më i gjatë, ka kaluar nën zonën urbane në Grindavík dhe po shkon edhe më tej dhe drejt detit,” profesori i gjeologjisë Pall Einrrson tha për RUV të Islandës.

Në dhe rreth Grindavik, aktiviteti sizmik ka shkaktuar tashmë të çara të mëdha në rrugë dhe fusha golfi.

Shefi i policisë Ulfar Ludviksson ka thënë për mediat lokale se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndryshim të situatës në Grindavik gjatë natës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments