Të interesuarit për pjesëmarrje në Samit duhet të regjistrohen në linkun https://t.ly/r6MEO . Në Tiranë më 22-23 nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve dhe Samiti i III i Diasporës. Ky samit organizohet nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. MEPJ bën të ditur se në samit, i cili organizohet në Ditën Arbëreshe do të diskutohet mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit. Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes dhe të farkëtuar për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes. MEPJ fton pjesëmarrësit të regjistrohen për të marrë pjesë në samit.
Dita e Arbëreshëve dhe Samiti i tretë i Diasporës
RELATED ARTICLES