Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBanjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë

Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë

Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”. Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë.Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës. Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar. Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës: Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri Ujërat termale në Edipsos, Greqi Ujërat termale në liqenin Garda, Itali Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tywyn Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments