Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, njëherësh Ministër i Zhvillimit Ekonomik, dhe Ministrin e Financave të Malit të Zi, Novica Vuković. T Takimi u zhvillua gjatë pjesëmarrjes së ministrit Mete në Ministerialin e Shkupit, ku u prezantua nga Komisioni Evropian Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ministri Mete uroi Zv.Kryeministrin Gjeloshaj dhe Ministrin Vuković për detyrën në qeverinë e re të Malit të Zi, e zgjedhur në 31 tetor 2023. Gjatë takimit, palët biseduan mbi vijimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në fusha të ndryshme dhe me përfitime dypalëshe. Po ashtu, bisedimet u fokusuan edhe në ecurinë e projekteve të përbashkëta mes dy vendeve, si ato në fushën e energjisë apo në lumin Buna, ndërlidhjen në fushën e transportit dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit. Ministri Mete dhe Zv.Kryeministri Gjeloshaj theksuan nevojën për krijimin e një sinergjie të përbashkët për të bashkëpunuar në kuadër të reformave për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Shqipëri-Mali i Zi, projekte të përbashkëta në energji, transport e turizëm
RELATED ARTICLES