Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEINSTAT: Mbyllet Censi i Popullsisë dhe Banesave

INSTAT: Mbyllet Censi i Popullsisë dhe Banesave

Procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, i nisur më 18 shtator, ka përfunduar. Instituti i Statistikave njoftoi mbylljen e Censit, ndërsa bëri të ditur se stafi i INSTAT-it po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 nëntor. Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 nëntor – 20 dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Censit sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 zona numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura. Grumbullimi i të dhënave fillimisht ishte parashikuar të zgjaste 6 javë për të përfunduar në fund të tetorit, por INSTAT bazuar në ecurinë e procesit, vendosi që afati të zgjatet deri më 15 nëntor. Informacionet e marra nga Censi do t’i shërbejnë komunitetit dhe autoriteteve vendimmarrëse për të prodhuar e pasur informacion mbi statistikat social-ekonomike, demografike, ndryshimet demografike që kanë ndodhur, cilat janë kushtet e banesës së popullsisë rezidente në territorin e Republikës së Shqipërisë, pra një informacion i një rëndësie vërtet shumë të lartë. Të dhënat e përfituara nga regjistrimi i vitit 2023 do të publikohen në qershor 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ