Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESINjë në pesë fëmijë përjeton ankth, por ka turp të kërkojë ndihmë

Një në pesë fëmijë përjeton ankth, por ka turp të kërkojë ndihmë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Adoleshentëve, Fondacioni S.O.S organizoi konferencën “E ardhmja e fëmijërisë midis skenarëve të rinj dhe përgjigjeve konkrete”. Konferenca reflekton mbi temën e të drejtave të fëmijëve dhe të ardhmen e tyre si dhe shëndetin e tyre mendor si një e drejtë thelbësore dhe që duhet të trajtohen urgjentisht dhe në mënyrë sinergjike. ”Më shumë se një në pesë fëmijë përjetojnë ankth, por kërkimi i ndihmës nga një ekspert i shëndetit mendor perceptohet si një burim turpi nga një në tre”, sipas një sondazhi nga ”Telefono Azzurro” i kryer në 800 të rinj të moshës nga 12 deri në 18 vjeç. Vetëm 41% e fëmijëve thanë se ndiheshin të lumtur. 21% thanë se ndjeheshin të shqetësuar dhe 6% të trishtuar. Ndër vuajtjet kryesore që adoleshentët hasin tek moshatarët e tyre, në vend të parë është varësia nga interneti dhe rrjetet sociale (52%), e ndjekur nga mungesa e vetëvlerësimit (41%) dhe vështirësitë në marrëdhëniet me të rriturit (40%). Për 41% do të ishte e dobishme t’u mësonin prindërve se si të jenë pranë fëmijëve të tyre të sëmurë, ndërsa 39% shpresojnë se për shëndetin mendor do të flitet më shumë në shkollë. Vetëm 39% flasin për mirëqenien mendore në jetën e përditshme. Rrjeti emocional mbetet referencë në rast shqetësimi psikologjik. 74% e të rinjve e konsiderojnë familjen si pikë fikse, pasuar nga miqtë (38%), psikologu (26%) dhe shkolla (11%). Megjithatë, kërkimi i ndihmës nga një ekspert i shëndetit mendor është ende një turp për një në tre, të cilët kanë frikë se mos gjykohen nga shoqëria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments