Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEKukës, banorët kanë ndezur sobat me dru

Kukës, banorët kanë ndezur sobat me dru

Në Kukës, ulja e temperaturave ka filluar të ndihet kryesisht mëngjesve dhe mbrëmjeve. Banorët kanë nisur të ndezin sobat me dru. Ata thonë se lënda drusore për tu ngrohur për ta është alternativa më ekonomike. Banorët i kanë siguruar drutë më herët, me çmime të arsyeshme. Aktualisht çmimi për metër kubë ka shkuar në 5 mijë lekë. Për kuksianët përdorimi i energjisë elektrike për tu ngrohur nuk është ekonomik, pasi çmimi është i lartë. Kukësi konsiderohet si një nga zonat më të varfëra të vendit. Të ardhurat e kuksianëve janë nga më të ultat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments