Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALERritja e sigurisë kibernetike, OSBE trajnon 45 punonjës policie

Rritja e sigurisë kibernetike, OSBE trajnon 45 punonjës policie

45 punonjës policie u trajnuan nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri për kërcënimet kibernetike dhe përdorimin e internetit të sigurt. Prezenca e OSBE njoftoi se, dje përfunduan një sërë trajnimesh sensibilizuese, të nisura më 31 tetor, për kërcënimet kibernetike dhe përdorimin e internetit të sigurt, në Drejtoritë Vendore të Policisë Shkodër, Vlorë dhe Korçë. 45 punonjës policie nga struktura të ndryshme të këtyre drejtorive, përfshirë Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, u njohën me rreziqet që vijnë bashkë me përdorimin e internetit, si edhe me rritjen e sigurisë kibernetike dhe investigimet e burimeve të hapura. Trajnimet u zhvilluan si pjesë e mbështetjes që Prezenca e OSBE-së ofron për rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments