Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEARSIMInteres i lartë i nxënësve për Olimpiadën Kombëtare në lëndët e shkencës

Interes i lartë i nxënësve për Olimpiadën Kombëtare në lëndët e shkencës

Në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të vendit ka nisur prej dy ditësh faza e parë e Olimpiadës Kombëtare në lëndët e shkencave. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se nxënësit kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në olimpiadë. Manastirliu bëri të ditur se “sot po zhvillohet në shkolla një tjetër olimpiadë e rëndësishme, siç është ajo e Kimisë”. Më 13 nëntor u zhvillua Olimpiada e Matematikës, më 14 e Fizikës, ndërsa nesër, 16 nëntor do të zhvillohet ajo e Biologjisë, më 17 nëntor Informatika dhe më 20 nëntor Gjuha Shqipe dhe Letërsia. Faza e dytë në nivel zyre vendore 12 arsimit parauniversitar (ZVAP) do të zhvillohet më 22 dhjetor 2023, ora 10:00. Ndërsa faza e tretë në nivel kombëtar do të zhvillohet më 10 shkurt 2024, ora 10:00. Olimpiada zhvillohet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në rregulloren e miratuar më 2 janar 2020 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments