Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPr/buxheti 2024 siguron mirëmbajtje për 3606 km rrugë

Pr/buxheti 2024 siguron mirëmbajtje për 3606 km rrugë

Për vitin 2024 janë planifikuar 2.99 miliardë lekë për shpenzime korrente, ku pjesën më të madhe e zë fondi për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar. Përmes këtyre investimeve synohet rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare me qëllim uljen e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzish dhe numri i pikave të zeza, sipas Strategjisë Kombëtare të Transportit. Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku bëri të ditur se parashikohet ndërhyrje në 3606 km rrugë sipas standardeve në të gjithë territorin. Mirëmbajtja e rrugëve kryhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. ARRSH bën të ditur se, ndërhyrjet do të jenë kryesisht në përmirësime në gjeometri, instalime ndriçimi, ndërtim trotuare në zona urbane, apo përmirësim në sinjalistikë horizontale e vertikale. Politikat e reja prioritare për vitin 2024, të cilat përfshihen në programin e transportit rrugor janë Qendra e Monitorimit të Trafikut – faza II, zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës, faza I dhe II, përmirësimi i sinjalistikës dhe sigurisë rrugore kombëtare dhe punimet në rrugët dytësore, bajpasi Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments