Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Mërkurë,15 Nëntor 2023

Shqipëria Moti-E Mërkurë,15 Nëntor 2023

Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojën reshje shiu në të gjithë vendin KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore duke raportuar edhe përmbytje në zona lokale. Orët e mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare POR edhe në sipërfaqen e tokës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE me 2 gradë C në vlerat minimale POR edhe maksimalet do të rriten lehtë duke u luhatur nga 6°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments