Kushdo që mendon se mund të zgjerojë sulmet kundër forcave tona dhe civilëve, po luan me zjarrin, tha sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Netanyahu iu referua situatës në kufirin verior të Izraelit, por pa përmendur drejtpërdrejt Hezbollahun. “Ne do t’i përgjigjemi zjarrit, me zjarr edhe më të madh”, tha ai në një deklaratë në një bazë ushtarake. “Mos të na vënë në provë. Deri tani kemi treguar vetëm një pjesë të vogël të potencialit tonë”, theksoi kryeministri Netanyahu.