Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERreth 800 shtetas të huaj dhe palestinezë largohen nga Gaza

Rreth 800 shtetas të huaj dhe palestinezë largohen nga Gaza

Qindra shtetas të huaj të tjerë dhe palestinezë me pasaporta të dyfishta u larguan sot nga Rripi i Gazës drejt Egjiptit të dielën, duke iu bashkuar një eksodi njerëzish me dokumentet e duhura që kanë arritur të largohen nga zona e shkatërruar nga lufta. “Më shumë se 800 prej tyre kishin hyrë në Egjipt përmes pikës kufitare të Rafahut”, tha sot një zëdhënës i pikës së kalimit në anën palestineze. “Një numër i madh i të evakuuarve erdhën nga Rusia dhe Ukraina”, tha Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane, e cila është e përfshirë në ndihmën e të evakuarve, duke e çuar numrin e hyrjeve në Egjipt në rreth 500 deri më tani. Që nga rihapja e kufirit rreth një javë e gjysmë më parë, rreth 2 700 persona janë larguar nga zona e izoluar bregdetare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments