Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron: Nuk ka tolerancë për antisemitizmin

Macron: Nuk ka tolerancë për antisemitizmin

Një Francë në të cilën bashkatdhetarët tanë hebrenj kanë frikë nuk është Franca, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron në një postim në X, dikur Twitter. “Një Francë, në të cilën francezët kanë frikë për shkak të fesë ose origjinës së tyre, nuk është Francë”, tha ai. “Nuk do të ketë asnjë tolerancë për “të patolerueshmen”, tha presidenti francez Macron në një mesazh në ditën e marshimit të madh qytetar kundër antisemitizmit. Mbi njëqind mijë persona marshuan sot në Paris në ‘marshimin e madh kundër antisemitizmit’, në prani të kryeministres, Elisabeth Borne dhe një pjese të madhe të klasës politike franceze, duke përfshirë partinë e Marine Le Penit. Demonstrata të ngjashme kundër antisemitizmit u organizuan në mbi 70 qytete të Francës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments