Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDrejt përfundimit restaurimi i tri ikonave të Muzeut Historik Kombëtar

Drejt përfundimit restaurimi i tri ikonave të Muzeut Historik Kombëtar

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në IKTK, ka njoftuar se është drejt përfundimit, restaurimi i tre ikonave, “Shën Athanasi” realizuar në vitin 1855, “Shën Harallambi” realizuar në 1855 dhe “Shën Kolli” e realizuar në 1859. Tre ikonat janë pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar me autor Diço Zografin. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po vijojnë punën për përfundimin e ndërhyrjeve në këto ikona. Aktualisht ka përfunduar pjesa më e madhe e proceseve konservuese-restauruese përfshirë dezinfektimin, konsolidimin, pastrimin, dhe po vijohet me procesin e stukimit të lakunave dhe integrimin piktorik. Pavijoni i ikonave pasbizantine është ngritur në vitin 1999, në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës. Në mjediset e këtij pavijoni janë ekspozuar rreth 70 ikona pasbizantine, një proskinitar, dyer të bukura dhe një ikonostas. Objektet përfshijnë një hark kohor që fillon nga shekulli XVI e vazhdon deri në fillim të shekullit XIX, që njihet si periudha e artit pasbizantin. Në pavijon ka ikona të ikonografëve: Onufri, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Joan Athanasi vëllezërit Zografi, vëllezërit Çetiri, anonimë dhe Mihal Anagnosti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments