Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu si edhe dëborë në majat e maleve POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës duke ri-sjellë kthjellimet në këtë rajon, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes POR mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë preznete në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara shirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore Të MV. Po ashtu; orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave në pjesën më të madhe të MV POR pa reshje. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit në orët e vona të natës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të RRITEN gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor- jugperëndimor.
Si pasojë e një qendre të fuqishme cikolane në brigjet Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut duke sjellë erëra të forta mbi 100 km /h si edhe shira intensivë. Poa shtu me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në rajonin e Balltikut dhe Europën Lindore NDERSA motit i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojnë në gadishullin Iberik si edhe gadishullin e Ballkanit.