Skiatorja shqiptare, Lara Colturi ka regjistruar paraqitje tejet pozitive gjatë garave të slalomit “World Levi Cup” në Finlandë. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur sot se, Colturi është renditur në vendin e 22-të gjatë ditës së parë mes 65 skiatoreve, ndërsa në garën e 30 skiatoreve më të mira të botës, ajo u pozicionua në vendin e 25-të. Vajza e kampiones olimpike, Daniela Ceccarelli, u rikthye të garojë pas një dëmtimi të marrë në gju vitin e kaluar. KOKSH nënvizon se, falë saj, Shqipëria po bëhet e njohur kudo në botë edhe në këtë disiplinë sportive. “World Levi Cup” bën bashkë sportistët më elitarë të skive, duke u përfaqësuar denjësisht me paraqitjet e Lara Colturi-t.