Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESistem të përbashkët për zbulimin e raketave nga Koreja e Veriut

Sistem të përbashkët për zbulimin e raketave nga Koreja e Veriut

Shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koresë së Jugut dhe Japonisë thanë se një sistem i ri për ndarjen e informacionit në lidhje me lëshimet e raketave nga Koreja e Veriut në kohë reale, do të vihet në funksion muajin e ardhshëm. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua sot me homologun e tij koreano-jugor Shin Won Sik në Seul, ndërsa ministri japonezi Minoru Kihara iu bashkua bisedës së tyre me video. Të tri aleatët i konsideruan armët bërthamore dhe programet raketore të Koresë së Veriut si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe ranë dakord për planin e shkëmbimit të të dhënave. Koreja e Veriut ka rritur ndjeshëm testimin e raketave me aftësi bërthamore që nga viti i kaluar, duke shkelur rezolutat e OKB-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, Austin dhe dy homologët e tij ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë manovrat ushtarake tripalëshe. Austin mbërriti në Korenë e Jugut pas një vizite në Indi. Ai ka planifikuar të takohet nesër me Shin për konsultime vjetore dypalëshe të sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments