Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMrekullitë natyrore më të çuditshme në botë

Mrekullitë natyrore më të çuditshme në botë

Natyra na ka pajisur me disa mrekulli natyrore vërtetë madhështore. Spektakolare në bukurinë dhe madhështinë e tyre, këto atraksione janë gjithashtu ndër më të çuditshmet në planet.

Caño Cristales, Kolumbi – I quajtur zakonisht “Lumi i pesë ngjyrave” ngjyrat e mahnitshme të verdhë, jeshile, blu, të zezë dhe të kuqe të Caño Cristales shkaktohen nga bimët në shtratin e lumit. Vendasve u pëlqen të mendojnë se lumi rrjedh nga “Kopshti i Edenit” dhe në të vërtetë, shumë kanë thënë se është një nga lumenjtë më të bukur në Tokë.

Ijen, Indonezi – I ngjan një diamant të stërmadh, liqeni i kraterit me ngjyrë turkuaz i Ijen qendron në malet e vendosura në të gjithë pjesen Lindore.

Danakil, Etiopi – Vendi më i nxehtë në Tokë, ka një temperaturë mesatare gjatë gjithë vitit prej 34,4°C.

Mali Zaō, Japoni – Një nga malet më të famshme në Japoni, mali Zaō është i njohur për “përbindëshat e borës”, të cilat janë forma të çuditshme që shfaqen në mes të dimrit që marrin formë pasi akullnajat fillojnë të mblidhen në pemë të cilat më pas mbulohen me borë.

Gropa e Madhe Blu, Belize – Gropa e Madhe Blu gjendet në brigjet e Belizes. Gropa është pjesë e sistemit më të madh të rezervave të shkëmbinjve në Belize dhe është një destinacion popullor me zhytës rekreativë.

Liqeni Hillier, Australi – Një tipar dallues gjeografik i Middle Island, i cili gjendet në brigjet jugore të Australisë Perëndimore, Liqeni Hillier njihet gjithashtu si Liqeni Rozë për ngjyrën e tij. Ngjyra e pazakontë shkaktohet nga algat, halobakteret dhe mikrobet e tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments