Në Japoni numri i sulmeve të arinjve ndaj njerëzve po shtohen me një nivel të paprecedentë. Kjo pasi kafshët po përballen me problem në gjetjen e ushqimit në habitatin e tyre natyrorë. Që nga prill i këtij viti, arinjtë kanë shkaktuar të paktën 158 lëndime dhe dy vdekje. Shumica e sulmeve kanë ndodhur në pjesën veriore të Honshusë, ishulli më i madh i vendit. Ekspertët thonë se rritja e numrit të incidenteve është për shkak se një prodhim i bollshëm i lendeve të lisit dhe ahut rezultoi në lindjen e këlyshëve me masë më të madhe trupore vitin e shkuar, dhe mungesa e lëndëve ushqyese këtë vit, po bëjnë që kafshët t’u drejtohen zonave të populluar për të gjetur ushqim para se të bëhen gati për gjumin dimëror në fillim të dhjetorit. Në të shkuarën, rastet kur arinjtë hasnin njerëzit ishte kur këta të fundit sorollateshin nëpër pyje për të gjetur bimë të egra. Por tashmë kjo ka ndryshuar. Arinjtë kanë filluar të kalojnë kufijtë e habitateve të tyre dhe po shihen gjithnjë e më shumë nëpër zona të populluara. Transmetuesi publik i Japonisë ka transmetuar së fundmi një program ku ofrohen këshilla se si duhet vepruar nëse përballesh me një ari. Vetëm këtë vit janë raportuar 15 mijë raste përtalljesh të tilla. Aktivistët në mbrojte të kafshëve kanë bërë thirrje që të bëhet më shumë për të siguruar ushqim për ta. Mes zgjidhjeve të mundshme që ata kanë ofruar janë edhe caktimi i hapësirave të sigurta ku kafshët mund të ushqehen para se t’i drejtohen zonave të populluara apo edhe lënia e lendeve të lisit në vende të ngritura në habitatet e tyre.