Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEProgrami i riciklimit në shkollat e kryeqytetit

Programi i riciklimit në shkollat e kryeqytetit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka në fokus të objektivave të saj ndërtimin e modelit të ekonomisë qarkulluese që i kushtohet ripërdorimit, riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm urban. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, lidhur me këtë temë të rëndësishme, informon se po punohet për të çuar përpara vizionin dhe programin e përbashkët me Bashkimin Europian, që i kushtohet ripërdorimit, riciklimit dhe reduktimit të mbetjeve. “Duke aplikuar 3R (redukto, ripërdor, riciklo) çdo ditë jo vetëm transformojmë mënyrën e menaxhimit të mbetjeve, por përmirësojmë cilësinë e jetesës. Prandaj kemi nisur edhe programin e riciklimit në shkollat e kryeqytetit, për ta nisur ndryshimin nga më të vegjlit”, tha Kumbaro. “Jo çdo gjë mund të hidhet, shumë gjëra mund të ripërdoren, të rikuperohen pjesërisht, të riciklohen në mënyrë të organizuar duke i ndarë mbetjet që në shtëpi. Jo vetëm sepse e kemi detyrim dhe angazhim në kapitullin e mjedisit në negociatat e hapura me BE, por e kemi sidomos detyrim ndaj fëmijëve tanë kur mendojmë se çfarë Shqipërie do t’u lëmë”, u shpreh ministrja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments