Buxheti 2024: Rritje e pagave për mbi 30 mijë mësues

0
57

Projektbuxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliardë e 223 milionë lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliardë e 49 milionë lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%. Fondi i rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024 parashikohet në shumën 4 miliardë lekë, duke projektuar buxhetin e MAS në shumën 56 miliardë e 223 milionë lekë, ose 9 miliardë e 49 milionë lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023. Gjithashtu, do të vijojë mbështetja e dedikuar për 1700 mësuesit ndihmës në mbështetje të fëmijëve me aftësi të veçanta, për 850 punonjësit psiko-socialë dhe 220 oficerë sigurie në shkolla.