Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE

Scholz: Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE

Kancelari gjerman Olaf Scholz teksa fliste në Malaga, në margjinat e kongresit të socialistëve të BE-së iu përgjigj një pyetjeje mbi paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për CPR-të në vendin ballkanik. “Gjermania ka një pozicion shumë të qartë. Nga njëra anë ne duhet të reduktojmë flukset e parregullta dhe nga ana tjetër ne kemi nevojë për një migrim të rregullt të talenteve dhe fuqisë punëtore për të rritur ekonominë tonë dhe për të ruajtur sistemet tona të sigurimeve shoqërore” theksoi ai. Duke komentuar paktin mes Romës dhe Tiramës, kancelarI gjermane përsëriti: “Është çështje kompetencë e qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Besoj se duhet të kemi parasysh se, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE-ja dhe prandaj po flasim për një çështje se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane”. Në lidhje me qëndrueshmërinë e modelit, Scholz u përgjigj: “Ne do ta ndjekim atë me kujdes. Ajo që ka rëndësi është krijimi i një mekanizmi solidariteti në BE dhe jo përpjekjet për të kapërcyer sfidat i vetëm”. “Ajo që ka rëndësi tani në Evropë është të korrigjohen gjërat që nuk shkuan siç duhet, të ngrihet një mekanizëm solidariteti dhe të mos përpiqemi të kapërcejmë sfidat i vetëm,” shtoi Schol.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments