Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShtëpia e Bardhë: Javën e ardhshme presim takimin Biden-Xi

Shtëpia e Bardhë: Javën e ardhshme presim takimin Biden-Xi

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, javën e ardhshme do të takohet në SHBA. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, njoftoi se takimi do të zhvillohet më 15 nëntor në San Francisco. “Liderët do të diskutojnë çështjet në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kinë, rëndësinë e mbajtjes së vazhdueshme të linjave të hapura të komunikimit, si dhe një sërë çështjesh rajonale dhe globale”, tha ajo. Presidenti kinez do të vizitojë SHBA-në më 14-17 nëntor për të marrë pjesë në samitin e 30-të të Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). “Duke u bazuar në takimin e tyre të fundit në nëntor të vitit 2022 në Bali të Indonezisë, liderët do të diskutojnë edhe si SHBA-ja dhe Kina mund të vazhdojnë të menaxhojnë me përgjegjësi konkurrencën dhe të punojnë së bashku aty ku përputhen interesat tona, veçanërisht në sfidat transnacionale që prekin komunitetin ndërkombëtar”, tha Jean-Pierre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments