Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE Qendra për Sipërmarrje Rinor në Kukës

 Qendra për Sipërmarrje Rinor në Kukës

Nga sot, të rinjtë, bizneset dhe zyrtarët vendorë me detyra për zhvillimin ekonomik në Bashkinë Kukës kanë një hapësirë të posaçme, të dedikuar plotësisht për ta dhe zhvillimin e ideve novatore dhe sipërmarrëse për zhvillimin ekonomik të Kukësit. Zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Mia Marzouk mori pjesë në promovimin e Qendrës YES në Kukës, një hapësirë që do të inkurajojë të rinjtë për ide inovative biznesi. Marzouk u shpreh se: “Jam shumē krenare që Mbretëria e Bashkuar po financon projekte të tillë, në partneritet me Bashkinë dhe organizata të tjera. Ky është një tregues se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson shumë marrëdhënien me Shqipërinë dhe të dy vendet dëshirojnë shumë që energjia dhe idetë e të rinjve të na udhëheqin drejt së ardhmes”. Qendra YES, e cila ndodhet në Pallatin e Kulturës, ‘Hasan Prishtina’ do të funksionojë si një qendër e zhvillimit ekonomik lokal, ku të rinjtë mund t’i transformojnë idetë e tyre në produkte, shërbime të reja dhe në fund, natyrisht, të nxjerrin të ardhura”. Qendra YES mbështetet nga programi ‘Perspektiva të Reja’, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe i mbështetur nga Bashkia e Kukësit. Kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj ka theksuar se “Qendra YES do të funksionojë si një qendër për zhvillim ekonomik vendor që bashkon të rinjtë, studiuesit, krijuesit dhe bizneset për të krijuar dhe ushqyer idetë dhe për t’i transformuar ato në produkte dhe shërbime që mund ti kontribuojnë drejt zhvillimit ekonomik vendor”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments