Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREStoltenberg: Të përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë

Stoltenberg: Të përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mbështet avancimin e forcave të armatosura ukrainase në luftën e tyre kundër trupave ruse. “Ne duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë. Luftërat kanë natyra të paparashikueshme”, tha Stoltenberg gjatë një vizite në Berlin. Në orët e para të 24 shkurtit 2022, forcat ruse pushtuan territorin ukrainas në fronte të shumta. Moska që atëherë ka aneksuar katër territore në lindje dhe jug të Ukrainës, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Luftimet janë ende të përqendruara rreth lindjes dhe jugut. Forcat ukrainase nisën një kundërofensivë në fillim të këtij viti, por avancimi ka qenë i kufizuar. Kievi është zotuar të rimarrë të gjithë tokën e pushtuar nga Rusia, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Kremlini e aneksoi në vitin 2014. Stoltenberg tha se vetëm mbështetja ushtarake mund të sigurojë që Ukraina të mbetet një shtet sovran dhe demokratik dhe të bindë presidentin rus Vladimir Putin se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës. Stoltenberg u takua dje me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe pritet të takohet sot me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius. Stoltenberg mirëpriti mbështetjen ushtarake të Gjermanisë për Ukrainën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments