Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje sot që të punohet për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, në hapjen e konferencës humanitare për Gazën në Paris. ”Në një të ardhme të afërt duhet të punojmë për mbrojtjen e civilëve. Për këtë na duhet një pauzë humanitare shumë e shpejtë dhe duhet të punojmë për një armëpushim”, deklaroi Macron. “Kjo duhet të jetë patjetër e mundur”, shtoi ai.