Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE mund të bashkëpunojë me vendet e tjera duke zbatuar Konventat Ndërkombëtare

BE mund të bashkëpunojë me vendet e tjera duke zbatuar Konventat Ndërkombëtare

Komisioni Europian po bën vlerësimin për marrëveshjen për emigrantët, firmosur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni më 6 nëntor. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të KE për Shqipërinë, deklaroi se “KE është informuar, por jo konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit midis Shqipërisë dhe Italisë. Për këtë arsye ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër”. “Ne e kuptojmë që ky tekst është vetëm një hap i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dy palët dhe këtu ne do të bëjmë dhe vlerësimin tonë”, tha Soreca. Sipas tij, ka detaje që duhet identifikuar në ligj. “Për momentin është e parakohshme që të japim një vlerësim. Për momentin dokumentet kanë më shumë vlerë politike, por jo domosdoshmërisht vlerë ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë për çështjet e migracionit me vende të tjera duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit të BE-së dhe Konventave ndërkombëtare”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments