Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Wanderlust in Albania”, fotot dhe videot e Shqipërisë turistike në një konkurs...

“Wanderlust in Albania”, fotot dhe videot e Shqipërisë turistike në një konkurs ndërkombëtar

Të gjithë mund të aplikojnë lehtësisht në faqen e krijuar enkas për këtë konkurs www.wanderlustinalbania.al, duke filluar nga data 20 nëntor. Duke krijuar një profil të personalizuar me të dhënat inidividuale, pjesëmarrësit në konkurs mund të ngarkojnë brenda faqes të gjithë punimet sipas kategorive të përcaktuara, me një titull specifik, e duke shpjeguar vendin e vitin kur fotografia apo videoja është realizuar. Fotografët profesionistë dhe të pasionuarit pas fotove e videove artistike e dokumentare mund t’i dërgojnë punimet e tyre më të mira, me imazhe origjinale, autentike, me rezolucionin e duhur për printim dhe përdorim digjital sipas të gjitha kritereve teknike, artistike e etike. Gjithë informacioni gjendet i detajuar në faqen www.wanderlustinalbania.al. Në këtë konkurs përmes një jurie me ekspertë do të zgjidhen 300 fotografitë dhe 100 videot reels më të bukura nga Shqipëria turistike, me imazhe që frymëzojnë udhëtimet dhe turizmin, për të pasuruar fondin arkivor të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si promovuesja kryesore e natyrës së rrallë, traditës, kulturës, artit e historisë shqiptare, për cilindo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Pjesëmarrësit në këtë konkurs ndërkombëtar do të kenë mundësinë të çlirojnë kreativitetin dhe të përcjellin emocionet e magjisë shqiptare dhe të fitojnë edhe çmime speciale. Ky konkurs do të ketë dy forma votimi, ku do të përzgjidhen 10 fotografitë dhe 10 videot reels më të bukura për secilën kategori përmes një jurie profesionistësh dhe 2 çmime nga votimi online, për fotografinë dhe videon reels më të mirë nga sytë e publikut, votim që do të kryhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (Visit Albania) në Facebook. Shpallja e fituesve të konkursit do të realizohet në një mbrëmje gala në 12 dhjetor. Ashtu sikundër miliona turistë zgjodhën Shqipërinë këtë verë edhe Konkursi Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” është një ftesë e hapur dhe për të ëndërruar së bashku me fotot e reels-et për një Shqipëri magjepsëse dhe të vërtetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments